Pse hidroizolimi i vjetër dështon?
Bitumi, bojërat hidroizoluese dhe shtresat e shumta duken të lira në fillim, por çahen nga dielli, nxehtësia dhe lëvizja e tarracës. Uji gjen çdo çarje dhe dëmi rritet nën sipërfaqe, te tavani, te muret dhe te struktura.
Sa herë që lyhet përsëri, problemi kthehet. Prandaj këto metoda kushtojnë më shumë me kalimin e viteve sesa një sistem i instaluar siç duhet që në fillim. Izolimet e tarracës me bojë nuk e zëvendësojnë hidroizolimin e vërtetë me membranë PVC.




