Siç vetë emri e thotë, hidroizolimi është procesi i izolimit të një ndërtese nga uji. Kjo mund të jetë izolim nga tarraca, izolim nga bodrumi ose nga pjesët e tjera të ndërtesave, por një nga më kryesorët në vendin tonë mbetet hidroizolimi i tarracave.
Hidroizolimi mund të bëhet me produkte të ndryshme që kanë pjesët pozitive dhe negative. Siç jemi mësuar në Shqipëri, jemi mësuar që ndërtesat të kenë Katrama si formë kryesore izolimi, por kjo tani mbetet një “teknologji” e vjetër, e themi të vjetër sepse ka shumë anë negative: me kalimin e kohës Katrama thyhet, digjet nga dielli dhe krijon probleme të mëdha për izolime të vogla.
Ideja është që produkti që vendoset në objektet tuaja duhet të jetë rezistent, i fortë dhe jetëgjatë. Hidroizolimet dhe izolimet e tarracave mbeten diçka që ndërtesa e ka super të nevojshme, dhe duke qenë se është një investim që bëhet në fillim dhe nuk duhet të preket, ne gjithmonë sugjerojmë hidroizolimin me PVC dhe izolimin e tarracave me PVC.